Fjala parfum rrjedh nga fjala latine "per fuman" qe do të thotë "në mes të mjegullës". Parfumi është një aromë qe e ka për detyrë t'i jep aromë një trupi apo gjësendi. Në të ka përzierje të luleve të ndryshme, pemëve, barishteve, gjetheve, mëlmesave, drunjëve, vajrave natyrale dhe një përqindje të caktuar të përzierjës së alkoolit dhe ujit. Me përzierje të vajrave natyrale me aromë, mundësisë së tyre të avullimit dhe aftësisë së tyre për mbajtjën e aromës për një kohë më të gjatë në prani të një sasie të caktuar me sasi të caktuar të ujit përfitohet Etili alkool pra "PARFUMI". Kjo aftësi e mbajtjës dhe avullimit të erës e bën qe parfumi të jetë një lëng erë-lëshues.
Kualiteti i parfumit përcaktohet në bazë të avullimit, mbajtjës dhe fuqisë së erës. Komponentet aromatike që bëjnë pjesë në përbërjën e përzierjës automatike, pra parfumit, ndahen në mënyrë sistematike në disa shkallë qe përcaktojnë edhe kualitetin e parfumit: Shkalla e l ose m e lartë, shkalla e mesme ose zemra dhe shkalla e ulët ose pjesa bazë. Në shkallë të parë gjenden vajrat me aftësi më të madhe të avullimit. Efekti i përbërësve të kësaj shkalle është i dobët, të cilët dhe avullohen shpejtë. Këtu zakonisht përdoren një grup i caktuar i familjës së luleve.
Shkalla e mesme është shkalla qe përcakton tipin e parfumit-karakterin dhe njëkohësisht paraqet zonën më të ndieshme të përzierjës - "zemra". Përbërësit në këtë shkallë janë: Caryophylus(Karanfili), Narcissus, Fresia, Lonicera, Jasmine, Magnolia, Orchids, Rose, Nymphaea.
Shkalla e tretë ose baza përmban përbërësit qe e përcaktojnë kohëzgjatjën e aromës dhe kualitetin e parfumit. Në këtë shkallë janë përbërësit si: Amber, balsam, benzoin, kumarin, vanill, patchouli, cedar, evernia prunastri, santalum album...
Zgjedhja e parfumit adekuat bëhet vetëm pas testimit të saj në trupin tonë. Meqenëse përberja kimike e lëkures ndryshon në mes të njerezve, atëhere edhe aroma e vërtetë e parfumit asnjëherë nuk mund te konstatohet nga nuhatja e saj në lëkuren e personave të tjerë. Aroma e vërtetë e parfumit zbulohet vetëm kur ajo kontakton me përbërjën kimike të lekures sonë, prandaj për nje parfum asnjëherë mos arrini ne konkluzion vetëm duke e nuhatur atë nga shishja. Menyra më e mirë për të kuptuar aromën e vërtetë të përzierjes aromatike është lyerja e dorës me disa pika të vogla parfumi dhe prtija së paku 10 minuta.
Gjatë ketyre minutave, përderisa alkooli avullohet arrihet harmonia kimike në mes parfumit dhe lëkurës sonë dhe në këtë mënyre del në dukje aroma e vërtetë dhe efekti i parfumit. Duhet të kemi parasysh qe në nje moment mund të testohen jo më shumë se 3 aroma, pasi nëse testohet një numer i madh aromash atëherë hunda jonë do të humb aftësine e saj për zbulimin e ndryshimeve në mes të aromave. Gjatë zgjedhjës së parfumit parapëlqeni aromën qe pershtatet me aromen e trupit tuaj. Mos mbetni të lidhur me vetem një arome, ndryshimet e temperaturave dhe te lagështisë gjatë vitit, mund të ndikojnë në dendësine dhe aftesinë e avullimit të parfumit.
Para se gjithash ju falenderojmë juve klienteve tanë të cmuar qe na zgjedhni neve. Ne e shohim se sidomos këto 2 vite të fundit janë paraqitur shumë biznese të cilët duke e bërë të njejtin koncept sikur te dyqanit tonë e madje edhe duke imituar shishet dhe etiketen tonë mundohen qe juve konsumatorë te nderuar t'ju mashtrojnë. Madje per t'i bërë gjërat edhe me keq ekzistojne edhe të tille qe deklarojnë se jane pjesë e brendit tonë.
Firma jonë e cila vazhdimisht mundohet të jetë shënjestër adekuate ndaj lavdërimeve tuaja, konsumatorë tanë të nderuar , i nënshtrohet inspektimit te rregult dhe te vazhdueshëm, jo vetëm nga ana e një sistemi të menaxhimit të cilësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, por edhe nga një firmë inspektuese e akredituar ne BE (Bashkimi Europian). Prandaj ju lutemi qe të keni parasysh se me institucionet që mundohen të na imitojne nuk kemi asnjë të vetme të përbashket në aspektin e produkteve tona të vizionit dhe te misionit tonë si firmë.
All rights reserved
©D&P Perfumum 2015
Powered by:
sallm.in